Categories
Uncategorized

Hamza tregon se kur do të nis detyrën si kryetar i Mitrovicës, flet edhe për koalicionet e mundshme

Content Protection by DMCA.com


“Tanimë e kam njoftuar kryetarin e Kuvendit se kam dhënë dorëheqje prej postit të deputetit dhe nënkryetarit të Kuvendit dhe tash pres që të krijohen kushtet juridike që me mujt me pranu detyrën. Duhet krijuar rrethanat ligjore që me u themelu asambleja dhe me vazhdu punën”, ka thënë Hamza.

I pyetur se a do të qeverisë i vetëm në Mitrovicë, ai ka thënë se është i interesuar me pas një shumicë stabile dhe me qeverisë me një shumicë stabile.

Kujtojmë se Bedri Hamza në zgjedhjet e 17 tetorit ka arritur t’i fitoj zgjedhjet pa balotazh.

Hamza u rendit i pari më 53% të votave duke e mundur bindshëm kryetarin e deritashëm të Mitrovicës, kandidatin e Vetëvendosjes, Agim Bahtirin.