Categories
ShowBiz

Biba & Eminja: N’Katun… 48 antar jetojme me një shpi (VIDEO)

Dy humoristët e njohur Hasan Murseli, i njohur ndryshe edhe si mixha Bibë, dhe Simon Tanushi me emrin artistik Mikeli, kanë publikuare humorin e tyre të radhës në kanalin e tyre në Youtube.

Një mysafir i papritur arrin në fshat tek Mixha Bibë dhe gruaja e tij Eminja.
Qëllimi i tij është që të filmoj jetën në fshat dhe të mbledh informacion rreth antarëve të një familje .

E para kameres ata tregojnë se qfarë bëjnë gjatë ditës, sa antarë jetojnë në një shtëpi si dhe a ka harmoni familiare mes tyre.

Por ajo që bie në sy më së shumti është mungesa e lirisë së shprehjes ndaj gruas.

Për më shumë ndiqeni videon:

Categories
lajm

Kush i mori 70 mijë markat e fondit “Vendlindja Thërret”? (VIDEO)

Zyrtari i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se e ndjen për obligim ndaj Rifat Jasharit të thotë disa fjalë për paratë që u destinuan për t’i blerë a rmatim Adem Jasharit.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri prej ish themeluesve të UÇK-së, Xhavit Haliti ka folur edhe për raportet me qeverinë e Bujar Bukoshit në atë kohë.

Haliti në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini ka thënë se takimin e parë me Bukoshin e ka pasur në Zvicër dhe ata janë takuar pa shoqërues.

“Bujari na ka ndihmuar aq sa ka dashur. Nevojat nuk kanë qenë shumë të mëdha, por nuk na ka ndihmuar aq sa ne i kemi kërkuar”.

Ish veprimtari i LPK-së thotë se fondi “Vendlindja Thërret” nuk ishte i unifikuar në shtete e BE-së, por në një kohë ai fond u mbyll nga qeveria zvicerane.

“Pas mbylljes së fondit “Vendlindja Thërret” janë hapur fonde tjera, janë mbledhur para me thasë, por unë nuk kam qëndruar në Shqipëri. Unë i kam të shkruara ato para që kam marrë dhe jap përgjegjësi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Duke folur për disa të holla që ishin dërguar në Kosovë për Adem Jasharin, Haliti thotë se e ndien obligim të japë disa shpjegime për hatër të Rifat Jasharit.

“Ato para kanë ardhur në Tiranë dhe i kanë lënë te Shaip Muja. Pastaj kanë bërë një marrëveshje me Azem Sylën dhe a kanë blerë apo jo a rmë unë nuk e di.

Kur kemi qenë në SHBA, Azem Syla ka kërkuar nga Rexhep Selimi në telefon që të dërgohen a rmë sa më shumë te Adem Jashari. Më duket që kanë qenë 70 mijë marka…Rexhepi nuk ka përgjegjësi siç mund të mendohet sot”.

Haliti thotë se megjithatë nuk kishte qenë e lehtë të blesh a rmatim në vlerën prej 70 mijë markash në Shqipëri dhe t’i dërgosh në Drenicë.

“Unë mbaj mend edhe një rast, kur Bekim Berisha- Abeja kishte kërkuar një sn ajper. Atij i kishin dërguar kutinë e snajperit, por brenda ishte një armë tjetër e jo s najper”.

Ai shpjegon më tej se ka dëgjuar se disa a rmë megjithatë i janë dërguar Adem Jasharit, por thotë se duhet pasur parasysh edhe rrethanat sepse dikush ka mundur të bartë më shumë a rmë e dikush më pak.

“A rmë janë dërguar edhe në vende tjera, por disa a rmë megjithatë i janë dërguar Adem Jasharit”, thotë ndër të tjera Xhavit Haliti./Telegrafi/

Categories
lajm

Vuçiqit “ia shtinë ethet” shqiptarët në Bruksel (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është vënë në siklet derisa jepte një intervistë për një medium nga Beogradi, pas dialogut që zhvilloi me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Feredica Mogherini në Bruksel.

Televizioni Publik i Serbisë (RTS) pretendon se presidenti i tyre është sulmuar verbalisht nga disa shqiptarë që jetojnë në Belgjikë.

Në videon e publikuar shihet ‘frika’ e Vuçiqit kur dëgjon brohoritjet nga ndërtesa.

“Këta shqiptarë duan të bërtasin kaq shumë! Askush nuk i ka mësuar se si të sillet në një mënyrë të denjë për të mos i penguar fqinjët? Nuk ka rëndësi, do të mësohen me kohë”, u shpreh ai, duke vazhduar të flasë për televizionin serb.

Në këtë intervistë ai foli gjerë e gjatë, mbi 15 minuta, duke e akuzuar Kosovën se nuk po i zbaton marrëveshjet.

Ai është shprehur i mllefosur me taksën prej 10 për qind që Qeveria e Kosovës u ka vendosur mallrave serbe dhe për këtë ka thënë se nuk do të ketë më dialog derisa të hiqet kjo taksë. /Balllani.info/

Shiheni videon nga minuta e 12-të

Categories
lajm

Trinjakët nga Prishtina që lindën brenda 20 sekondave, ky është rrëfimi i nënës së tyre (VIDEO)

Është nënë e trinjakëve. Edhe pse në planet e Mimoza Blakaj-t nuk ishte krijimi i një familje të madhe, ajo sot kujdeset për ta me përkushtimin dhe dashurinë më të madhe. Lajmin se do të sillte në jetë trinjakë e priti me vështirësi të mëdha.

Gazetare: Albulena Demaku

Nëse presioni është 140/90 – enët e gjakut duhet të pastrohen
Dhe epitetin më të mirë në botë, atë të nënës, Mimoza e përshkruan me një dashuri të madhe.

Derisa ajo ka një histori interesante për vendosjen e emrave të tyre.

Categories
lajm

Vazhdojnë fajdet në Kosovë: Ja sa para kthen për 3 mijë euro borxh

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të fajdeve në Obiliq, ku ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është k anosur nga një i dyshuar tjetër, nga i cili ka marrë para borxh 3, 000 € për t’i kthyer 6,000 €, por shuma ka ardhur duke u rritur.
Sipas policisë, i dyshuari e ka k anosur duke i kërkuar paratë.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, dhe pastaj me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Obiliq, 04.11.2021 – 08:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është k anosur nga një i dyshuar mashkull kosovar, nga i cili ka marrë para borxh 3, 000 € për t’i kthyer 6,000 €, por shuma ka ardhur duke u rritur. I dyshuari e ka k anosur duke i kërkuar paratë. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, dhe pastaj me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Categories
lajm

I moshuari që ishte në burg me Kurtin: Nuk komunikojke shumë me neve, i lexojke do romana palidhje (VIDEO)

Gani Çeku së bashku me djalin e tij Selimin së pari forcat serbe i kishin arrestuar në malet e fshatit Kodrali të Komunës së Gjakovës.
Që të dy më pas ishin dërguar në burgun e Pejës për t’i çuar më pas pas 27 ditësh në burgun e Lipjanit, ku thotë se janë maltretuar shumë.

Nga aty ishin transferuar në burgun e Dubravës dhe pas disa muajve i kishin çuar në burgun e Nishit, aty ku dhomën e kishte ndarë me tanimë kryeministrin, Albin Kurtin.

“Rreth dy muaj e kam pasë në dhomë dhe krevatat i kemi pasë afër. Albin Kurti ishte i maltretuar, ndoshta më shumë se ne të tjerët aty. Ishte i ftohur dhe e mbërthejke kolli shumë natë, u shplojke, e kom mbulu si djalin tim, disa herë me çebe. Kemi kalu mirë, ai e ka pasë edhe princip nuk komunikojke shumë me neve, unë kisha qef se e njifsha prej demonstratave të studentëve. Nuk komunikojke, rrallë me neve, shkojke në bibiliotekë të burgut i merrke do romana palidhje, i thojsha komuniko more me neve, çka po të vyjnë këta, më tha o axha Gani unë nuk du me i humbë shprehitë e punës, hala fakultetin nuk e ka përfundu”, shprehet ai në T7.

Categories
lajm

KonfIikti në Ballkan i pashmangshëm: Ku është Kosova?

Sot në mbarë hapësirën e Ballkanin Perëndimor, mund të dëgjohet jehona alarmante të viteve 1990. Ndërsa po ngecin bisedimet për zgjerimin e Bashkimit Evropian në rajon, ekziston një faktor i përbashkët shqetësues në krizat me të cilat përballen aktualisht Bosnje Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi:qeveria serbe po mbështet në mënyrë aktive përpjekjet për t’i destabilizuar ato, duke mbështetur radikalët në këto vende, dhe duke kërcënuar sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial.

E kombinuar me ndërhyrjen e Rusisë, përçarjen e BE-së dhe dobësinë e NATO-s, kjo situatë po rezulton të jetë një koktejl vdekjeprurëse. Përparimi që u arrit në rajon në vitet 2000 – në aspektin e ndërtimit të shteteve paqësore, të begata dhe multietnike – po zhbëhet me shpejtësi, dhe rajoni është i hapur për ndërhyrjen e gjithë ngatërrestarëve të mundshëm.

Prandaj ka ardhur koha që NATO dhe Bashkimi Evropian të bashkëpunojnë, duke ndërmarrë veprime konkrete për të ndalur rënien e standardeve, dhe për të mbrojtur progresin që është bërë deri më sot. Në shtator të këtij viti, Serbia vendosi pranë kufirit të saj me Kosovën, automjete të blinduara dhe avionë luftarakë, duke e sfiduar hapur ç’militarizimin e pas vitit 1999.

Në Bosnje Hercegovinë, politikanët separatistë serbë, të cilët janë të varur politikisht dhe financiarisht nga Serbia, po tërhiqen në mënyrë të njëanshme dhe jokushtetuese nga institucionet në rang federal të krijuara si rezultat i Marrëveshjes së paqes të Dejtonit, ndërsa po kryejnë stërvitje speciale policore në një shfaqje të hapur të forcës.

Në Malin e Zi, Beogradi po nxit ndarjet fetare, duke kontribuar në një klimë politike gjithnjë e më toksike, e cila ka rindezur debatet mbi orientimin që duhet të ketë politika e jashtme, mbi përkatësinë etnike dhe besim fetar. Këto veprime destabilizuese mbështeten që të gjitha nga koncepti i “botës serbe” – një ide e ngjashme dhe po aq alarmante me “Serbinë e Madhe” e ish-presidentit Slobodan Milosevic – që tani përkrahet hapur nga ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin.

Këtu mund të shihen qartë gjurmët e viteve 1990, gjatë të cilave regjimi i Miloshevic shkaktoi një sërë luftërash, që kulmuan me spastrimin etnik dhe gjenocidin. Megjithatë këtë herë, situata po përshkallëzohet nga faktorë të mëtejshëm. Kryesorja midis tyre është ndërhyrja aktive e Rusisë.

Kremlini mbështeti një përpjekje për grusht shteti në Malin e Zi në vitin 2016, dhe vazhdon që ta pengojë Kosovën të njihet plotësisht nga Këshilli i Sigurimit të OKB. Gjithashtu, Moska ka mbështetur paraushtarakët, dhe ka bërë kërcënime të hapura në përgjigje të çdo sugjerimi për anëtarësimin e Bosnjës në NATO.

Po ashtu ajo ka synuar të minojë punën e përfaqësuesit të lartë, që është përgjegjës për mbikëqyrjen e përparimit të marrëveshjeve të Dejtonit, dhe po mbështet secesionistët dhe nacionalistët në të gjithë rajonin. Pastaj është problemi i një BE-je të përçarë.

Ndërsa Bullgaria mbetet vetoja e vetme kundër nisjes së bisedimeve të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kryeministri hungarez Viktor Orbán ka ofruar një platformë bazuar në një retorikë të rrezikshme islamofobike dhe anti-boshnjake, si dhe tek një revizionizëm historik, që i shtrembëron faktet e vërtetuara rreth luftërave të viteve 1990 në ish-Jugosllavi.

Me ide të tilla që qarkullojnë lirshëm, BE-ja nuk është në gjendje të përballet me sfidën e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Ndërkohë i inkurajuar nga tërheqja kaotike nga Afganistani, ka marrë shumë hov perceptimi se NATO është e pafuqishme, dhe se tani është koha e duhur për ta sfiduar ndikimin e saj në rajon.
Në këto kushte, është thelbësore që ne të ndërmarrim disa veprime kolektive. Së pari, rajoni duhet të trajtohet si një tërësi koherente:politika perëndimore duhet të ketë parasysh faktin se krizat dhe tensionet në Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi, janë të gjitha të lidhura midis tyre, dhe se mbështetja tek Serbia si një shtyllë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, është fatkeqësisht një politikë e gabuar.

Serbia nuk është më një aleate ndihmuese në zgjidhjen e problemeve politike të Ballkanit. Përkundrazi, ajo është shkaku kryesor i tyre. Prandaj, qasja jonë duhet të kalojë në atë të kontrollit të situatës, duke i kërkuar llogari presidenti Aleksandar Vucic dhe qeverisë serbe për provokimin e destabilitetit.

Së dyti, NATO duhet të sigurojë që prania e saj në rajon të jetë mjaftueshëm e madhe, për të vepruar si një pengesë ndaj dhunës. Kjo do të nënkuptojë një rritje të numrit të trupave atje. Forca stabilizuese e EUFOR-it në Bosnje Hercegovinë ka rreth 700 anëtarë, një kontigjent shumë i pakët, që nuk ka gjasa të arrijë të frenojë ndonjë destabilitet në përmasa të konsiderueshme.

Ndërkohë, Kosova duhet të pranohet në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s së bashku me Bosnjën, si dhe të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur anëtare e aleancës. Së treti, BE-ja duhet të ndërgjegjësohet në lidhje me kërcënimit që ekziston në kufijtë e saj.
Fjalët e sjellshme nuk do të na çojnë gjëkundi. Një përgjigje e fortë e mbështetur nga kërcënimi i sanksioneve, është mesazhi i vetëm që do të vlejë në rajon. Kërcënimet e dhunës, nacionalizmit etnik dhe mohimit të gjenocidit, duhet të përballen me një denoncim të qartë dhe të shpejtë, në vend të heshtjes së zakonshme e të sikletshme të BE-së.

Ndërkohë, deklaratat zyrtare nuk duhet të vazhdojnë t’i drejtohen “të dyja palëve”. Disa politikanë evropianë mund të shqetësohen se një përgjigje e tillë e fortë, do të shërbejë vetëm për përkeqësimin e gjërave në Ballkanin Perëndimor, por kjo frikë është e pabazë. Rusia nuk do ta zëvendësojë dot BE-në në Ballkan. Të rinjtë e rajonit nuk po emigrojnë në Rusi, por në BE. Kur liderët evropianë, deklaruan në vitin 2003 se “e ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Evropian”, ata kishin të drejtë. Çështja është se edhe sa konfIikte do të duhet të përjetojë rajoni para se të arrijmë në atë pikë.

Në rast se liderët evropianë si Orbán i Hungarisë apo Janez Jansa i Sllovenisë, e bllokojnë këtë kthesë drejt politikës parimore, atëherë qeveritë progresive duhet të koordinohen midis tyre, së bashku me SHBA-në dhe Britaninë, dhe të ecin përpara bazuar në strategji afatshkurtra.

Në planin afatgjatë, vendet evropiane do të duhet të ndërtojnë një strategji dhe politikë për të cilën të mund të bien dakord të 27 vendet anëtare, diçka për të cilën duhet të punojë edhe SHBA. Nëse anëtarësimi në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është ende në plan, atëherë duhet të merren parasysh hapat e përkohshëm, si anëtarësimi në tregun e përbashkët dhe në unionin doganor, si dhe rritja e financimeve.
Nuk ka më asnjë dyshim, se konfIikti në rajon, nuk është më diçka e paimagjinueshme. Në rast nuk veprojmë, fillimi i tij është thjesht çështje kohe. Rusia e di këtë, ndaj po teston qëllimisht vendosmërinë dhe aftësitë e NATO-s.

Nëse NATO dhe BE nuk janë në gjendje të mbrojnë stabilitetin në Ballkan, atëherë ka pak gjasa që ato ta bëjnë këtë diku tjetër. Dhe në mungesë të një angazhimi të besueshëm euroatlantik, ai që do të vuajë nuk është vetëm Ballkani.

Shënim:Arminka Helić, anëtare e Dhomës së Lordëve Britanikë, ish-këshilltare speciale e Sekretarit të Jashtëm Ëilliam Hague në vitet 2010-2014. Anthony Mangnall, deputet britanik i Partisë Konservatore.

Nga Arminka Helić & Anthony Mangnall
“Politico.eu”: Marrë nga bota.al, titulli i Redaksisë

Categories
lajm

Ky është krimineIi serb që kishte rrethuar shtëpinë e Adem Jasharit (DOKUMENT/VIDEO)

KrimineIii serb Milorad Ulemek Legija, kishte rrethuar shtëpinë e Adem Jasharit më 5 mars 1998. Bazuar në të dhënat nga nota zyrtare e Departamentit të Sigurisë Shtetërore bërë dy muaj pas përIeshjeve, një dokument i cili është poblikuar në mediat serbe tregon se si ishte zhvilluar operacioni në Prekaz.

Para se të vije agimi i 5 marsit, pjesëtarët e UÇK-së, suImuan një patrullë policore në fshatin Laushë. Gjatë suImit, dy pjesëtarë të forcave të policisë serbe u pIagosëën.

Forcat serbe u urdhëruan menjëherë për të shkuar më operacion sekret. Atyre u është dhënë detyra e gjetjes dhe neutralizimit të pjestarëve të UÇK-së. Krimineli Milorad Ulemek, komandant i JSO, ishte përgjegjës për këtë veprim.

Përveç njësisë së tij, mbështetja u sigurua atyre në terren nga anëtarë të SAI, sipas një raporti që përpilua rreth dy muaj pas operacionit në Prekaz. Siç thuhet në raport, shqiptarët, pasi sulmuan fshatin Laushë ata u larguan.

Adem Jashari dhe luftëtarët e tij nga Lausha u drejtuan për në lumin Drenica, në Prekazin e Ultë. Sipas gjetjeve operacionale të bazuara në dëshmitë e disa burimeve në vendbanimet në rrethin e Drenicës, UÇK-ja e përdorën këtë vend si një strehë më herët.

Sipas dokumentit më herët ka pasur llogore të gërmuara dhe të betonuara. Një nga ato bunkerë ishte i rezervuar për Adem Jasharin. Bazuar në dëshminë e disa anëtarëve të njësive speciale që morën pjesë në aksion, ishte e padiskutueshme që komandanti i njësisë menjëherë filloi veprim neutralizimin – thuhet në dokument.

Sipas të dhënave operative të konfirmuara nga dy burime dhe nga vendorët, si dhe nga anëtarët e Njësisë së Operacioneve Speciale, Adem Jasharit iu janë dërguar në më shumë se dy thirrje për t’u dorëzuar.

KrimineIi Ulemek urdhëroj që të fillon operacioni. Rezistenca e anëtarëve të UÇK-së ishte e fortë, 66 familjar të Adem Jasharit u e kzekutuan. Në raport thuhet se 6 pjestar serbë të Legias ishin pIagosuur, dhe 3 të Njesisë Speciale.

Categories
lajm

Vëzhgimi i një gazetari: Si siIIeshin një familje nga Kosova që jeton në Gjermani, e si një nga Shqipëria që jeton në Greqi, sa ishin me pushime në Durrës

Shkruan: Lirim Mucollari

Një familje shqiptare nga Kosova (që jetonin prej 25 vitesh në Gjermani) dhe një familje shqiptare nga Shqipëria (që jetonin prej 25 vitesh në Greqi)!
Ulen në lokal në bregdet (DURRËS) tavolinat ngjitur. Unë po shikoja çdo veprim. Afrohet kamarieri tek familja nga Kosova.

Kamarieri: Mirmbrëma, me se mund t’ju shërbej?

Familja: Mirmbrëma (të gjithë lëshuan telefonat nga dora dhe po shikonin nga kamarieri)

Burri: A po ma ban ni ekspres dhe ni ujë.

Gruaja: Ni lang portokalli të lutem.

Fëmijët: Djali na po dojmë akullore. A ban me shku me e zgedh vet te banaku?

Kamarieri: Po patjetër. (Largohet i buzëqeshur dhe duke thëne faleminderit)

Shkon në banak jep porosinë dhe afrohet te familja shqiptare që jetonin në Greqi.

Kamarieri: Mirmbrëma, me se mund t’ju shërbej?

Familja: Kalispera (përgjigjet vetëm burri, gruaja dhe fëmijët nuk lëshuan tel nga dora, vazhdonin lundronin në instagram).

Burri: Keni Heiniken grek se këto të Shqipërisë nuk pihen. Po thotë kamarieri. Fëmijët një zëri: Coca-Cola.

Gruaja: Ego ena kafe gliko megalo (kamarieri shtangu se nuk dinte greqisht).

Unë po shikoja me vëmëndje dhe mendova është martuar me greke.

Kamarieri: Zotëri më fal çfarë do zonja se nuk e kuptova?

Gruaja: E re pedhja nuk dini të bëni “kafe gliko megalo” akoma se kini mësuar, jeni gjithë ky lokal.

Kamarieri (që gati po shpërthente): Zonjë ne këtu bëjmë çdo gjë por nuk po ju kuptoj se s’di greqisht.

Pasi u sqaruan për porosinë kamarieri largohet drejt banakut dhe thotë: Aman mo sa pordhë ata atje. Ndërkohë familja me njëri-tjetrin: Panagjia mu sa mbrapa janë këta, nuk bëhet Shqipëria.

Darka vazhdonte. Diku në kënd ishte pozicionuar një këngëtar dhe një instrumentist që po luanin muzikë. Ambienti u mbush plot. Kishte njerëz që hanin, pinin, kërcenin dëfreheshin simbas dëshirës (normal me pushime).

Familja nga Kosova nuk çohej të kërcenin por duartrokisnin gjithmonë që përfundonte kënga dhe vura re që 80% e këngve fëmijët i dinin se vërehej lëvizja e buzve dhe pse kishin lindur në Gjermani.

Familja nga Shqipëria por që jetonte në Greqi vazhdonte luanin me telefona, vetëm burri nxorri një qese jeshile me duhan nga xhepi dhe herë pas here dridhte ndonjë cigare.

Këngëtari po këndonte “xhamadani vija vija” aty atmosfera shpërtheu. Bashkë më të tjerët edhe fëmijët e familjes nga Kosova. Kur mbaroi kënga burri i familjes nga Kosova i afrohet këngëtarit.

Burri: Të lumtë goja shumë bukur po këndojke. Fëmijët e mi kan lindur në Gjermani por e dun fort muzikën shqiptare dhe flasin mirë shqip. A ban me të qiras me diçka a mos ma merr për ofendim dhe nxjerr 10€ ja jep këngëtarit.

Këngëtari: Shumë faleminderit. Më pas ngrihet burri që jetonte në Greqi i afrohet këngëtarit.

Burri: Më bëj një zebetiko se do kërcejnë fëmijët e mi se i kërcejnë shumë bukur. Se nuk i kuptojnë këto këngët shqip kanë lindur në Greqi dhe s’dinë fare shqip.

Këngëtari: Nuk di (shumë ftohtë dhe prerë)

Më pas ngrihet gruaja dhe me tel në dorë i vinte këngë greke nga YouTube dhe këngëtari që i përgjigjej “nuk di greqisht”. Si përfundim nuk u këndua asnjë këngë greqisht.

Darka mbaroi, njerzit filluan të drejtoheshin drejt parkingut ku kishin lënë makinat. Ikën dhe familja nga Kosova dhe familja nga Greqia.

Familja nga Kosova duke falenderuar stafin dhe familja nga Greqia sigurisht turinjte e varuara, dëgjohej herë pas here shqiptarja e “grekëzuar” që mërmëriste “hajde sto dhialo”.

Kur vajtën te parkingu familja nga Kosova ju drejtua një automjeti Audi Q7 vit prodhimi 2015 me targa gjermane.

Familja nga greqia ju drejtua një automjeti tip Toyota Celika e vitit 1997 me një marmitë sportive që varej poshtë gati më të rënë. /Gazeta Tema

Categories
lajm

Flasin familjarët e 21 vjeçarit që i morën jetën – Ishte djalë hasreti, vdiq në krahë të babait (VIDEO)

Pak metra larg shtëpisë së tij në lagjen “Arbëria” të Gjilanit, fëmija i vetëm i familjes, Egzon Rafuna 21-vjeç, u p rivua nga jeta me a rmë z jarri. I pIagosur mbeti 29-vjeçari Valdrin Halimi nga fshati Pogragjë.

Gjashtë persona u përfshinë në një përIeshje të armat0sur, që përfundoi me një viktimë dhe një të pIagosur. Sipas policisë, personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë sh tënë me a rmë z jarri në drejtim të njëri-tjetrit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:40 në afërsi të shtëpisë së v iktimës, Egzon Rafuna.

E një ditë pas t ragjedisë, lagjja “Arbëria” në Gjilan frekuentohej nga shumë njerëz të cilët vinin për kryeshnosh. Familjarë të v iktimës thanë se nuk i dinë arsyet sesi erdhi deri te ngjarja, por pohuan se 21-vjeçari i ka vdekur babait në duar.

“Ngjarja ka ndodh shumë afër shtëpisë së tij, babai i djalit i ka dëgju krismat që kanë gjujt nga një veturë e tipit Golf II, ka dal babai edhe e ka pa djalin shtritë në tokë, i ka vdek në krah babës së tij”, tha një familjar i v iktimës për Gazetën Express.

I pyetur se cila ishte arsyeja pse 21-vjeçari kishte dalë nga shtëpia, familjari i v iktimës tha “Ka pas me shku te axha i tij”.

Familjarët e tij pohuan se nuk kanë qenë në dijeni se i riu ka pasur mosmarrëveshje me dikë dhe se nuk e njohin grupin e të rinjve që u përIeshën me a rmë z jarri.

Familjarët thanë se Egzon Rafuna ishte fëmija i vetëm i familjes dhe lindja e tij kishte ndodhur pas 12 vitesh martesë.

Gazeta ka biseduar edhe me familjen e Valdrin Halimit në fshatin Pogragjë të Gjilanit, i cili është pIagosur mbrëmë, por familja nuk ka pranuar të prononcohet për media.

Familja ka konfirmuar se 29-vjeçari i pIagosur është në gjendje të mirë shëndetësore.

Për rastin e mbrëmshme, policia ka arrestuar pesë persona të d yshuar, me vendim të prokurorit të njëjtit ndodhen në ndalim.

Rasti është cilësuar si “v rasje e rëndë” , ndërsa në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale, policia ka konfirmuar se janë gjetur dhe konfiskuar një pistoIetë dhe 7 copë gëzhoja të kalibrave 7.65 dhe 9 mm.