Categories
lajm

Blerina 7 vjeç, Fatimja 9 dhe Blerimi 12: Këta janë 20 anëtarët e familjes Jashari që i morën jetën ushtria serbe

Content Protection by DMCA.com

Me 5 mars janë bërë 22 vjet prej kur komandanti legjendar, Adem Jashari, ra heroikisht me 20 anëtarët e tjerë të familjes së tij në Iuftë me ushtrinë serbe.

SuImin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK’së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.

Kështu, në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi rrethohet nga forcat e shumta ushtarake dhe policore.

Pikërisht më 5 mars bëhen 22 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. Mirëpo, çdo përvje tor Adem Jasharin e bënë më të lavdishëm në historinë e kombit tonë.

Në këtë betejë Blerina Hamëz Jashari 7 vjeçare ishte fëmija më i vogël që mbeti e v rarë, ndërsa Shaban dhe Zahide Jashari ishin më të moshuarit, ku të dy kishin nga 74 vjet.

Më poshtë keni listën e plotë të të gjithë anëtarëve të familjes Jashari që ranë d ëshmorë gjatë Iuftës me ushtrinë serbe:

1. Shaban Murat Jashari (74-vjeçar), babai i Ademit

2. Zahide Geci – Jashari (74-vjeçare), nëna e Ademit

3. Zarife Jashari (49) gruaja e Rifatit

4. Hidajete Rifat Jashari (18), vajza e Rifatit

5. Valdete Rifat Jashari (15), vajza e Rifatit

6. Igball Rifat Jashari (13), djali i Rifatit

7. Igballe Rifat Jashari (11), vajza e Rifatit

8. Hamëz Shaban Jashari (47), vëllai i dytë i Adem Jasharit

9. Feride Mecini – Jashari (43), gruaja e Hamëz Jasharit

10. Selvete Hamëz Jashari (20), vajza e Hamëz Jasharit

11. Afete Hamëz Jashari (17), vajza e Hamëz Jasharit

12. Besim Hamëz Jashari (16), djali i Hamëz Jasharit

13. Lirie Hamëz Jashari (15), vajza e Hamëz Jasharit

14. Blerim Hamëz Jashari (12), djali i Hamëz Jasharit

15. Fatime Hamëz Jashari (9), vajza e Hamëz Jasharit

16. Blerinë Hamëz Jashari (7), vajza e Hamëz Jasharit

17. Adem Shaban Jashari (42)

18. Adile Rama – Jashari (40), gruaja e Adem Jasharit

19. Fitim Adem Jashari (17), djali i Adem Jasharit

20. Kushtrim Adem Jashari (13), djali i Adem Jasharit.