Categories
lajm

Imer Mushkolaj e deklason Ramush Haradinajn: Nuk ke lidhje me buxhet, sje ekonomist (VIDEO)

Content Protection by DMCA.com

Gjatë kohës kur ishte Ramush Haradinaj i ftuar në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, pati përplasje me analistin Imer Mushkolaj, shkruan Republika Online

Imer Mushkolaj i tha Ramush Haradinajt se me rezerva shteterore kanë financuar edhe filma, duke shterrur kështu rezervat shteterore.

Mushkolaj tha se nuk është kundër financimit të filmave, por jo me para të rezervave shteterore, sepse vjen situata kur nuk ka para për ti paguar mjekët, infermieret… si në situata të pandemisë.

Kjo e revoltoi kreun e AAK’së, Ramush Haradinaj, duke i thënë Mushkolajt se nuk ka lidhje me buxhet.

I menjëhershëm ishte reagimi i Mushkolajt, duke i thën Haradinajt se “Hiq as ti ma i mirë s’je, s’ke lidhje me buxhet, s’je ekonomist”./Republika Online

Për me shumë ndiqeni videon: