Categories
lajm

Kampioni kosovar i ish Jugosllavisë, sot fermer i dhive (VIDEO)

Content Protection by DMCA.com

Esat Kica është një figurë e shquar jo vetëm në qytetin ku jeton, por edhe më gjerë, shkruan OnAir.

Ai disa herë është shpallur si kampion në sportin e bodybuilding. Përveç sportit ai gjithashtu merrej edhe me profesionin e tij që e kishte të trashëguar nga i ati, mekanik televizorësh. Për shkak të ndryshimit të teknologjisë, Esati u detyrua që ta ndërpriste ushtrimin e këtij profesioni.

Profesionin e vjetër ai e zëvendësoi me një tjetër që është fermer i dhive. Në Majën e Zezë në Pejë ai ka një fermë me 200 krerë të dhive. Esati tregon se në fillim hasi paragjykime për shkak edhe të statusit të tij si një figurë publike. Pavarësisht kësaj, dashuria për këto kafshë ishte më e madhe. Për “RTV Dukagjini” kampioni i ish Jugosllavisë tregon në detaje përkujdesjen për këtë lloj kafshe. Gjithashtu ai shprehet se pjesa më e vështirë e kësaj pune është kur dhitë sëmuren ose ngordhin.

Pavarësisht se ky profesion i merr shumë kohë nga dita e tij, Esati nuk e ka harruar as dashurinë për sportin e “bodybuilding”. Ai tashmë është kthyer në trajner të moshave të reja.

Për më shumë klikoni në videon më poshtë: