Categories
ShowBiz

Elkizi – Episodi 3 – Pjesa 1

Faqja jonë është një faqe e cila ju’a mundëson t’i shikoni serialet më të fundit dhe më të shikuarat turke me përkthim shqip krejtësisht falas. Varësisht prej episodi, zgjidhni opsionin i cili ju përshtatet apo ju punon më mirë.

Më poshtë e gjeni episodin 1

Sa i përket serialit “Elkizi ”, ky serial transmetohet të shtunen në televizionin turk, ndërsa brenda një kohe të shkurtër bëhet përkthimi në shqip dhe publikohet në faqën tonë.

Më poshtë ju sjellim episodin 1 të serialit shumë të shikuar “Elkizi.

Në faqën ‘Seriale Turke – shqip’ mund të gjeni edhe shumë seriale tjera me përkthim shqip të cilat transmetohen krejtësisht falas.

Nëse video nuk hapet ju lutëm na shkruani mesazh në facebook dhe mënjëherë do iu përgjigjemi dhe do iu ndihmojmë në problemin tuaj.

Mos harroni ti merrni njoftimet per cdo episod te re nga faqja jone:

Seriali shumë i shikuar ‘Elkizi’ transmetohet te shtunen ne televizionin turk ndersa të në një kohë të shkurë bëhet përkhtimi dhe publikohet ne faqen tone me perkthim shqip në 3, 4 ose 5 pjesë

Ju dëshirojmë shikim të këndshëm:

Opsioni 1:

opsioni 2:

Categories
lajm

Këto janë ushtaret bukuroshe të FSK-së (FOTO)

Ushtrinë e Republikës së Kosovës, FSK-në po e zbukurojnë shumë vajzat tona të reja dhe të talentuara, shkruan “InfoKosova”.

Për vite me radhë jeni mësuar që kur të flitet për ushtri, apo për ushtare femra, të ju shkoj mendja tek femrat e “vrazhda” dhe mashkullore.

Por, Ushtria më e re e botës, ka shumë vajza simpatike, joshëse dhe atraktive.

Sonte “InfoKosova” ua sjellë vetëm disa nga vajzat që po “çojnë pluhur” me pamjen e tyre.

Ato duken secila më e mirë dhe më e lezetshme se tjetra.

Pra, këto janë disa nga ushtaret tona bukuroshe./InfoKosova/

Categories
lajm

“Ta ha zemrën baba jonë”, “Baba i Kosovës” – Kështu pritet Kurti në Llap (VIDEO)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte sot në Llap në fushatën për kandidatin e VV-së, Shpejtim Bulliqin.
Në një video të ndarë me popullin, shihet z. Kurti që ka hipur në njërin nga xhipat e zinj të eskortës së tij ku mban një fjalim të shkurtër e të zakonshëm para llajpjanëve simpatizantë.

Por, nga pjesët që dëgjohen mund të vërejmë zërin e të paktën dy të rinjëve.

Në të parin, njëri i thotë “O ta ha zemrën, o baba jonë”.

Në tjetrën, një fëmijë tjetër i gjuan një flamur të bardhë derisa i thotë “merre, merre” derisa megjithatë kryeministri edhe pse ndërpritet ia kthen me gjentilesë “falemnderit”.

Categories
lajm

“Rexha tha ku e ke maskën”, Haradinaj rrëfen daljen publike të UÇK-së në ’97-ën

Me 28 nëntor 1997, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, bënë daljen e parë publike si ushtarë të UÇK-së në fshatin Llaushë të Skenderajt, në varrimin e mësuesit Halit Geci, i cili ishte vrarë nga forcat serbe.

Në rrëfimin për Pressing, Daut Haradinaj, ka shpalosur detaje të asaj dite dhe ka treguar se përse ai ishte i vetmi prej tre ushtarëve të UÇK-së, që nuk kishte vendosur maskë dhe nuk e fshihte identitetin e tij.

“Kur u afruam ngatë, Rexha tha Daut ku e ke maskën. I thashë s’kam marrë maskë. Jo tha duhet maskën, jo jo i thashë nuk e qes maskën hiç. Ishin dy arsye, një sepse isha larg dhe bindja ime që atypëraty fytyra ime nuk identifikohet dhe e dyta që ishte e kjartë se Luan Haradinaj ishte vrarë në dyluftim e sipër dhe s’kishe ti me çka me fshehë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se rolin kryesor për daljen publike të UÇK-së, e kishte komandanti më i shquar Adem Jashari, i cili po atë dite edhe e kishte dhënë një intervistë për një media, në cilësinë e udhëheqësit të UÇK-së.

“Dalja ishte porosi e qartë që UÇK-ja ekziston dhe është e jona. Rolin kryesor e ka pasë Ademi, legjenda Adem Jashari. Ademi doli legal përfundimisht, edhe e dhe nja intervistë për një gazetë të kohës. Intervistua doli më vonë”, tha Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj ka treguar se dalja e tij ishte spontane, si shoqëruesi i lexuesit të letrës.

“Pastaj u dakorduam që me dalë edhe publikisht në binë. Kush po e lexon letrën? Rexhep Selimi me një ose dy shoqërues. Pjesëmarrja e Dautit vije spontanisht. Pastaj kur kam shku në binë, s’kam pasur uniformë me vete, kam qenë civil dhe uniformën ma ka dhënë Musë Jashari”, rrëfeu ai.

Categories
lajm

Pesëvjeçari shqiptar pranohet në organizatën botërore të gjenive, e frikshme ajo që mund të bëjë

Quhet Dionis Senjo, është vetëm 5 vjeç dhe është djali i një çifti onkologësh nga Tirana. Inteligjenca e tij është e të njëjtit spekter me atë të fizikantit Albert Ajnshtain!

Dionisi, pasi na habiti me aftësitë e tij në astronomi, matematikë, gjeografi, kimi, anatomi, biologji, gjuhë të huaja etj… i është nënshtruar testit të inteligjencës dhe rezultoi mbi percentilin 99.9, pra më i rrallë se 0.1% i popullsisë duke u pranuar në shoqatën botërore të gjenive dhe duke u bërë kështu shqiptari i parë që pranohet në këtë organizatë. Testi është zhvilluar në praninë e një psikologu.

Fillimisht prindërit nuk e vunë re inteligjencën e tij duke menduar se “të gjithë fëmijët në ditët e sotme të tillë janë” por kur të tjerët nisën të befasoheshin prej tij, atëherë e kuptuan se fëmija i tyre ishte vërtet ndryshe.

Dionisi i vogël tani bën shumëzime me shumë shifra, ushtrimet e olimpiadës të matematikës së klasave 1 – 2 fillore i zgjidhte që 4 vjeç , ndërsa para pak kohesh ka shkruar një libër për sistemin diellor të cilin kërkon ta publikojë së shpejti. 5-vjeçari gjeni ka shumë dëshirë të shkruajë libra e t’i publikojë ato edhe në Amerikë.

Por si nisi gjithçka?

Ai ishte vetëm 1 vjeç kur mësoi shkronjat dhe numrat në shqip dhe në anglisht.

Pa kaluar ende disa muaj ai mësoi të lexojë rrjedhshëm në të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht gjithashtu. Kur mbushi 2 vjeç, prindërit e Dionisit zbuluan se i biri kishte mësuar gjysmën e alfabetit rus edhe në formën e shkruar.

Prindërit u përpoqën ta ndalonin duke menduar se kjo nuk do të ishte e domosdoshme për të ardhmen e tij dhe e orientuan atë drejt alfabetit grek të cilin ai e mësoi në një pasdite të vetme, si në shkrim ashtu edhe në lexim.

Pa u mbushur një javë, ai mësoi të numëronte në greqisht deri në bilion. Në të njëjtën kohë ishte në gjendje të thoshte alfabetin anglez nga fillimi në fund dhe anasjelltas me të njëjtën shpejtësi e duke shkruar gjithçka që prindërit i diktonin.

Dionisi gjeni, di gjithashtu të shpjegojë të gjitha format gjeometrike i ndihmuar nga gjuha greke. Kur ishte 3 vjeç, ai nisi të lexonte me shpejtësi numra shumë shifrorë, deri në 40 shifra, në shqip dhe në anglisht.

Në po të njëjtën moshë, ai mësoi të gjitha planetet e sistemin diellor, yjet, galaktikat, gjeografinë e botës, flamujt e shteteve, lumenjtë, liqenet, malet dhe të gjithë elementët periodikë, anatominë e njeriut, e të gjitha llojet e dinozaurëve.

Lexon libra, kryesisht enciklopedi, pa u nxitur nga askush. Dionisi ka lexuar rreth 700 libra deri tani, 200 prej të cilave, enciklopedi angleze, transmeton newsbomb.

Prej tre vitesh, gjeniu 5 vjeçar mund të bëjë veprime matematikore me mbledhje, zbritje e madje edhe me numra negativë. Prindërit e kanë ndaluar të mësojë shumëzimin por siç thonë, ai i llogarit vetë sipas metodës së tij.

Categories
ShowBiz

Transformimi i veturës së të ndjerit Rasim Thaçi – Cima (VIDEO)

Rasim Thaçi – Cima kishte një lidhje shpirtërore me veturën e tij të tipit të “Renault 5”.

Ikona e humorit, sa ishte gjallë, kishte dërguar makinën në servis për të bërë një transformim të saj.

Përfaqësuesi i Ranault në Kosovë, Auto Mita, kishte marrë përsipër transformimin e kësaj veture përkundër gjendjes së saj.

“Jam shumë i emocionuar që po e dërgojë këtë veturë për transformim. Derisa të rregullohet kjo veturë do të jem me shumë emocione”, kishte deklaruar homoristi kur ka dorëzuar veturën në servis.

Përfaqësuesit e “Auto Mita” tregojnë se vetura 30 vjeçare ishte shumë e dëmtuar.

“Vetura është shumë e dëmtuar por ne si “Auto Mita” kemi marrë përsipër dhe do të bëjmë maksimumin”, deklaroi një serviser në Auto Mita.

Mirëpo pas një periudhe disa mujore, vetura mbeti pa pronarin e saj, Rasim Thaçin.

Pas një sëmundje ikona e humorit ndërroi jetë me 26 mars të vitit 2021.

Përkundër kësaj “Auto Mita” vazhdoi punën në mënyrë që veturën ta përfundoj në mënyrën më të mirë të mundshme.

Por kësaj radhe çelësat e veturës së dorëzuar nga Cima i pranoi Artani, djali i tashmë të ndjerit.

Categories
lajm

Kampioni kosovar i ish Jugosllavisë, sot fermer i dhive (VIDEO)

Esat Kica është një figurë e shquar jo vetëm në qytetin ku jeton, por edhe më gjerë, shkruan OnAir.

Ai disa herë është shpallur si kampion në sportin e bodybuilding. Përveç sportit ai gjithashtu merrej edhe me profesionin e tij që e kishte të trashëguar nga i ati, mekanik televizorësh. Për shkak të ndryshimit të teknologjisë, Esati u detyrua që ta ndërpriste ushtrimin e këtij profesioni.

Profesionin e vjetër ai e zëvendësoi me një tjetër që është fermer i dhive. Në Majën e Zezë në Pejë ai ka një fermë me 200 krerë të dhive. Esati tregon se në fillim hasi paragjykime për shkak edhe të statusit të tij si një figurë publike. Pavarësisht kësaj, dashuria për këto kafshë ishte më e madhe. Për “RTV Dukagjini” kampioni i ish Jugosllavisë tregon në detaje përkujdesjen për këtë lloj kafshe. Gjithashtu ai shprehet se pjesa më e vështirë e kësaj pune është kur dhitë sëmuren ose ngordhin.

Pavarësisht se ky profesion i merr shumë kohë nga dita e tij, Esati nuk e ka harruar as dashurinë për sportin e “bodybuilding”. Ai tashmë është kthyer në trajner të moshave të reja.

Për më shumë klikoni në videon më poshtë:

Categories
ShowBiz

Biba & Eminja: N’Katun… 48 antar jetojme me një shpi (VIDEO)

Dy humoristët e njohur Hasan Murseli, i njohur ndryshe edhe si mixha Bibë, dhe Simon Tanushi me emrin artistik Mikeli, kanë publikuare humorin e tyre të radhës në kanalin e tyre në Youtube.

Një mysafir i papritur arrin në fshat tek Mixha Bibë dhe gruaja e tij Eminja.
Qëllimi i tij është që të filmoj jetën në fshat dhe të mbledh informacion rreth antarëve të një familje .

E para kameres ata tregojnë se qfarë bëjnë gjatë ditës, sa antarë jetojnë në një shtëpi si dhe a ka harmoni familiare mes tyre.

Por ajo që bie në sy më së shumti është mungesa e lirisë së shprehjes ndaj gruas.

Për më shumë ndiqeni videon:

Categories
lajm

Kush i mori 70 mijë markat e fondit “Vendlindja Thërret”? (VIDEO)

Zyrtari i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se e ndjen për obligim ndaj Rifat Jasharit të thotë disa fjalë për paratë që u destinuan për t’i blerë a rmatim Adem Jasharit.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri prej ish themeluesve të UÇK-së, Xhavit Haliti ka folur edhe për raportet me qeverinë e Bujar Bukoshit në atë kohë.

Haliti në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini ka thënë se takimin e parë me Bukoshin e ka pasur në Zvicër dhe ata janë takuar pa shoqërues.

“Bujari na ka ndihmuar aq sa ka dashur. Nevojat nuk kanë qenë shumë të mëdha, por nuk na ka ndihmuar aq sa ne i kemi kërkuar”.

Ish veprimtari i LPK-së thotë se fondi “Vendlindja Thërret” nuk ishte i unifikuar në shtete e BE-së, por në një kohë ai fond u mbyll nga qeveria zvicerane.

“Pas mbylljes së fondit “Vendlindja Thërret” janë hapur fonde tjera, janë mbledhur para me thasë, por unë nuk kam qëndruar në Shqipëri. Unë i kam të shkruara ato para që kam marrë dhe jap përgjegjësi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Duke folur për disa të holla që ishin dërguar në Kosovë për Adem Jasharin, Haliti thotë se e ndien obligim të japë disa shpjegime për hatër të Rifat Jasharit.

“Ato para kanë ardhur në Tiranë dhe i kanë lënë te Shaip Muja. Pastaj kanë bërë një marrëveshje me Azem Sylën dhe a kanë blerë apo jo a rmë unë nuk e di.

Kur kemi qenë në SHBA, Azem Syla ka kërkuar nga Rexhep Selimi në telefon që të dërgohen a rmë sa më shumë te Adem Jashari. Më duket që kanë qenë 70 mijë marka…Rexhepi nuk ka përgjegjësi siç mund të mendohet sot”.

Haliti thotë se megjithatë nuk kishte qenë e lehtë të blesh a rmatim në vlerën prej 70 mijë markash në Shqipëri dhe t’i dërgosh në Drenicë.

“Unë mbaj mend edhe një rast, kur Bekim Berisha- Abeja kishte kërkuar një sn ajper. Atij i kishin dërguar kutinë e snajperit, por brenda ishte një armë tjetër e jo s najper”.

Ai shpjegon më tej se ka dëgjuar se disa a rmë megjithatë i janë dërguar Adem Jasharit, por thotë se duhet pasur parasysh edhe rrethanat sepse dikush ka mundur të bartë më shumë a rmë e dikush më pak.

“A rmë janë dërguar edhe në vende tjera, por disa a rmë megjithatë i janë dërguar Adem Jasharit”, thotë ndër të tjera Xhavit Haliti./Telegrafi/

Categories
lajm

Vuçiqit “ia shtinë ethet” shqiptarët në Bruksel (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është vënë në siklet derisa jepte një intervistë për një medium nga Beogradi, pas dialogut që zhvilloi me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Feredica Mogherini në Bruksel.

Televizioni Publik i Serbisë (RTS) pretendon se presidenti i tyre është sulmuar verbalisht nga disa shqiptarë që jetojnë në Belgjikë.

Në videon e publikuar shihet ‘frika’ e Vuçiqit kur dëgjon brohoritjet nga ndërtesa.

“Këta shqiptarë duan të bërtasin kaq shumë! Askush nuk i ka mësuar se si të sillet në një mënyrë të denjë për të mos i penguar fqinjët? Nuk ka rëndësi, do të mësohen me kohë”, u shpreh ai, duke vazhduar të flasë për televizionin serb.

Në këtë intervistë ai foli gjerë e gjatë, mbi 15 minuta, duke e akuzuar Kosovën se nuk po i zbaton marrëveshjet.

Ai është shprehur i mllefosur me taksën prej 10 për qind që Qeveria e Kosovës u ka vendosur mallrave serbe dhe për këtë ka thënë se nuk do të ketë më dialog derisa të hiqet kjo taksë. /Balllani.info/

Shiheni videon nga minuta e 12-të