Categories
lajm

“Ta ha zemrën baba jonë”, “Baba i Kosovës” – Kështu pritet Kurti në Llap (VIDEO)

Content Protection by DMCA.com

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte sot në Llap në fushatën për kandidatin e VV-së, Shpejtim Bulliqin.
Në një video të ndarë me popullin, shihet z. Kurti që ka hipur në njërin nga xhipat e zinj të eskortës së tij ku mban një fjalim të shkurtër e të zakonshëm para llajpjanëve simpatizantë.

Por, nga pjesët që dëgjohen mund të vërejmë zërin e të paktën dy të rinjëve.

Në të parin, njëri i thotë “O ta ha zemrën, o baba jonë”.

Në tjetrën, një fëmijë tjetër i gjuan një flamur të bardhë derisa i thotë “merre, merre” derisa megjithatë kryeministri edhe pse ndërpritet ia kthen me gjentilesë “falemnderit”.

Digiprove sealCopyright secured by Digiprove © 2021