Categories
lajm

Vuçiqit “ia shtinë ethet” shqiptarët në Bruksel (VIDEO)

Content Protection by DMCA.com

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është vënë në siklet derisa jepte një intervistë për një medium nga Beogradi, pas dialogut që zhvilloi me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Feredica Mogherini në Bruksel.

Televizioni Publik i Serbisë (RTS) pretendon se presidenti i tyre është sulmuar verbalisht nga disa shqiptarë që jetojnë në Belgjikë.

Në videon e publikuar shihet ‘frika’ e Vuçiqit kur dëgjon brohoritjet nga ndërtesa.

“Këta shqiptarë duan të bërtasin kaq shumë! Askush nuk i ka mësuar se si të sillet në një mënyrë të denjë për të mos i penguar fqinjët? Nuk ka rëndësi, do të mësohen me kohë”, u shpreh ai, duke vazhduar të flasë për televizionin serb.

Në këtë intervistë ai foli gjerë e gjatë, mbi 15 minuta, duke e akuzuar Kosovën se nuk po i zbaton marrëveshjet.

Ai është shprehur i mllefosur me taksën prej 10 për qind që Qeveria e Kosovës u ka vendosur mallrave serbe dhe për këtë ka thënë se nuk do të ketë më dialog derisa të hiqet kjo taksë. /Balllani.info/

Shiheni videon nga minuta e 12-të